29 Mars 2024

Presidenti Thaçi kërkon mbështetjen Organizatës për Bashkëpunim Islamik

Nju Jork, 25 shtator – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli kanë zhvilluar një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen.

Në këtë takim është biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe 57 shteteve anëtare të kësaj organizate.

Presidenti Thaçi ka kërkuar nga sekretari Al-Othaimeen mbështetjen e OBI-it në procesin e shtimit të njohjes për Republikën e Kosovës, për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe organizata tjera ndërkombëtare.

“OBI edhe në të kaluarën ka mbështetur Republikën  e Kosovës në shtimin e njohjes dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Presim vazhdimin e mbështetjes tuaj”, ka thënë presidenti Thaçi.
Nga ana tjetër,  sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen ka thënë se kjo organizatë do të vazhdojë mbështetjen e gjithmbarshme për Kosovën.

Presidenti Thaçi, do të vazhdojë takimet me përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës, për të shtyrë përpara agjendën e bashkëpunimit bilateral, të shtimit të njohjeve dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)