18 Prill 2024

Presidenti Thaçi ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar

Prishtinë, 12 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues shtetëror në Londër.

Gjatë qëndrimit atje, presidenti Thaçi do të takohet me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, me të cilin do të flasë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Presidenti Thaçi, po ashtu, do të marrë pjesë edhe në promovimin e librit biografik “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, me autorë Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

Në këtë promovim, përveç autorëve të librit, pritet të marrin pjesë edhe personalitete të jetës politike dhe publike në Britani të Madhe.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)