25 Prill 2024

Presidenti Thaçi emëroi anëtarin e ri të Komisionit Qendror Zgjedhor

Prishtinë, 10 tetor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka emëruar anëtarin e ri të Komisionit Qendror Zgjedhor, Stevan Veselinović , n​ë cilësinë e përfaqësuesit të Grupit Parlamentar Lista Serbe.

Këtë vendim, presidenti Thaçi e ka marrë duke u bazuar në nenin 139, paragrafi 4 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61 dhe 62 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe në propozimin e Grupit Parlamentar Lista Serbe.

Anëtari i ri i Komisionit Qendror Zgjedhor, Stevan Veselinović, sot ka dhënë betimin para presidentit Thaçi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)