19 Prill 2024

Presidenti Steinmeier e uron Presidenten Osmanin e fton të takohen së shpejti

Prishtin, 17 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një letër urimi nga Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, me të cilëm e uron për zgjedhjen e saj Presidente e Kosovës.

Presidenti Steinmeier theksoi se Gjermania do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm për Kosovën dhe do ta mbështesë për ta arritur progresin e metejmë në rrugën evropiane.

Steinmeier ka inkurajuar institucionet e reja në angazhimin e tyre për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupcionit, krimit të organizuar, si dhe për tejkalimin e pasojave nga pandemia COVID-19.

Presidenti i Gjermanisë ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe e ka ftuar Presidenten Osmani për takim së shpejti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)