19 Prill 2024

Presidenti Sejdiu: zgjedhjet në Partesh të suksesshme

Prishtinë, 19 korrik - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu e përshëndeti përmbylljen e suksesshme të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Parteshit.

Presidenti Sejdiu tha se përmbyllja e suksesshme e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së re të Parteshit, në të cilën pjesa dërmuese e qytetarëve janë të nacionalitetit serb, dëshmon se qytetarët e kësaj komune janë të përkushtuar që t’i shfrytëzojnë mundësitë që ua ofron Kushtetuta e vendit për të ndikuar drejtpërdrejt në qeverisjen lokale dhe në përmirësimin e mirëqenies së tyre jetësore.

Sipas tij pjesëmarrja e lartë e qytetarëve edhe në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve është përgjigja më e mirë ndaj të gjithë atyre që e kundërshtojnë integrimin dhe perspektivën e jetës së përbashkët të të gjithë qytetarëve të vendit, njofton Zyra për informim e presidencës.

”Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura që të punojnë edhe më tej për jetësimin e obligimeve që kanë marrë para qytetarëve të vendit dhe para bashkësisë ndërkombëtare për ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritshme për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim etnie e besimi”, tha Presidenti Sejdiu.

Ndërkaq, kryetarit të porsazgjedhur, Nenad Cvetkoviq, i uron sukses në detyrën e re dhe realizim të projektit të tij për Parteshin, me të cilën mori besimin e shumicës së qytetarëve të kësaj komune.

”Po ashtu, përshëndesim edhe kundërkandidatin e tij, Todor Mirkoviq për garën korrekte, si dhe punën e institucioneve të vendit, KQZ-në, qytetarët, subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje si dhe institucionet ndërkombëtare, të cilat e ndihmuan këtë proces”, thuhet në fjalën e presidentit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)