19 Prill 2024

Presidenti Sejdiu uroi presidentin e Italisë, Giorgio Napolitano

Prishtinë, 2 qershor - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Italisë, Giorgio Napolitano, me të cilin e ka uruar me rastin e Përvjetorit të Republikës Italiane.

Në urim thuhet:

I nderuari President Napolitano,

Më emër të popullit dhe institucioneve Republikës së Kosovë, dua ta përgëzojë Shkëlqesinë Tuaj, Qeverinë Tuaj dhe popullin e Republikës së Italisë me rastin e Përvjetorit të Republikës Italiane.

Më 2 qershor, Italia nderon historinë dhe kulturën e Republikës së Italisë, ndërsa populli i Kosovës i bashkëngjitet asaj në këtë ditë festive.

Gjersa Ju e festoni këtë ditë me popullin Tuaj, mua më duhet ta shfrytëzoj këtë rast që ta shpreh, edhe një herë, mirënjohjen time personale për njohjen e shpejtë nga Italia dhe mbështetjen që ajo ia ka ofruar Republikës së Kosovës. Njohja e shpejtë nga Italia jo vetëm që është domethënëse për Republikës e Kosovës, në vetvete, por edhe e ka ndihmuar Republikën e Kosovës që ta fitojë përkrahjen e vazhdueshme të vendeve të tjera.

Përderisa vendi i Juaj feston Ditën Kombëtare të Italisë, luteni t’i pranoni, Shkëlqesia e Juaj, urimet e mia dhe garancitë e respektit dhe konsideratës më të thellë.
 Sinqerisht,

Dr. Fatmir Sejdiu
President i Republikës së Kosovës  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)