28 Mars 2024

Presidenti Sejdiu ngushëlloi Presidentin Gyl

Prishtinë, 8 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl, të cilit i shprehu keqardhjen e thellë për viktimat e tërmetit tragjik në provincën lindore Elazig.

Në vazhdim po e japim tekstin e këtij telegrami:

Shkëlqesisë së Tij, Abdullah Gyl,

President i Republikës së Turqisë

Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen tragjike të jetës së dhjetëra bashkëkombësve Tuaj, të cilët humbën jetën si pasojë e tërmetit tragjik në krahinën Elazig.

Lajmi për këtë tragjedi është përjetuar me pikëllim të thellë kudo në Republikën e Kosovë, prandaj, i nderuari President, Ju lus që ndjenjën e dhembjes sonë t’ua përcillni familjeve të viktimave dhe gjithë popullit turk.

Shpirtërisht dhe në lutje jemi me ju në këto çaste zie!
Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie dhe familjet e tyre!
Zoti e bekoftë Republikën e Turqisë!

Dr. Fatmir Sejdiu,

Presidenti i Republikës së Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)