25 Prill 2024

Presidenti Sejdiu ngushëlloi popullin e Polonisë

Prishtinë, 10 prill - Me të marrë lajmin për vdekjen tragjike të Presidentit të Polonisë, Shkëlqesisë së Tij Lech Kaczynski, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, ka shprehur ngushëllimet me të sinqerta për popullin dhe institucionet e Polonisë.

Në mesazhin e Presidentit Sejdiu, ndër të tjera, thuhet: “Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës shpreh dhembjen e thellë për shuarjen tragjike të Presidentit të Polonisë, Lech Kaczynski, të bashkëshortes së tij, si dhe të bashkëpunëtorëve që e shoqëronin atë”.

Po ashtu, Presidenti Sejdiu thekson se, në këto çaste të rënda zie për popullin polak, Republika e Kosovës qëndron pranë këtij vendi mik dhe shpreh solidaritetin e plotë me të.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)