20 Prill 2024

Presidenti Sejdiu filloi vizitën zyrtare në Gjermani

Prishtinë, 6 maj - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu e filloi sot vizitën zyrtare në Gjermani, ku u takua me Presidentin e Gjermanisë, Horst Kohler, kryetarin e Kuvendit të Republikës Federale, dr. Norbert Lammert.

Po sot, Presidenti Sejdiu do të takohet edhe me kancelaren Dr. Angela Merkel,  ministrin e punëve të Jashtme, dr. Guido Westerwelle dhe me autoritete të tjera të larta të Gjermanisë.

Gjatë vizitës, përveç zonjës së parë, Presidentin Sejdiu janë duke e shoqëruar edhe ministri i Jashtëm, Skender Hyseni,ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala, ministri i Tregtisë dhe i Industrisë, Lutfi Zharku si dhe bashkëpunëtorët e Presidentit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)