29 Mars 2024

Presidenti Rugova, ideator dhe arkitekt i Kosovës së pavarur

Prishtinë, 17 shkurt - Në 12- vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule te varri i presidentit Ibrahim Rugova, në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz, si dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Kryeparlamentarja Osmani e ka cilësuar presidentin historik dr. Ibrahim Rugova, ideator dhe arkitekt i pavarësisë së Kosovës.

“Me respektin më të thellë nderuam kujtimin për Presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës. Kështu nderuam ideatorin e arkitektin e pavarësisë së vendit, njeriun që e sublimoi vullnetin politik të qytetarëve të vendit për liri e pavarësi, atin themelues të shtetit, por edhe gjithë ata bij e bija të këtij vendi që u angazhuan në lëvizjen e madhe, gjithëpopullore, për pavarësi”, ka thënë Osmani.

Gjatë qëndrimit në Prekaz, zonja Osmani ka ngre lart kontributin e familjes Jashari në çlirimin e vendit.

“Është ky vend që dëshmon atdhedashurinë, dëshmi si duhet vendi, udhërrëfyes për punën tonë dhe brezat e ardhshëm”, është shprehur Osmani.

Ndërkaq në homazhin te varri i veprimtarit Adem Demaçi, kryeparlamentarja Osmani ka thënë se simboli i rezistencës u sakrifikua për të mirën e përgjithshme.

“Adem Demaçi, simboli i rezistencës, i cili dëshmoi se si liria individuale sakrifikohet për lirinë kolektive. Ai e vuri lirinë e popullit të tij para çdo interesi tjetër”, ka theksuar Osmani.​


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)