10 Korrik 2020

Presidenti me rol aktiv kundër-kushtetues në krijimin e qeverisë

Prishtinë, 4 qershor - Community Development Fund Kosovë (KCDF), Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), Instituti GAP, Lëvizja “FOL” dhe ORCA kanë reaguar fuqishëm ndaj tendencës së Presidentit të Republikës Hashim Thaçi për të ushtruar një pushtet kundër-kushtetues në raport me procesin e bërjes së koalicionit të ri qeveritar, të votuar dje në Kuvendin e Kosovës.

Organizatat po ashtu, dënojmë fuqishëm arrestimin e paligjshëm dhe përdorimin jo-proporcional të forcës ndaj qytetarit i cili ushtroj të drejtën e tij të fjalës së lirë.

Rikujtojmë fillimisht që Presidenti i Republikës është përfaqësues i unitetit të popullit, dhe aktor tërësisht neutral ndaj relacioneve partiake në Kuvendin e Kosovës. Ka një serë vendimesh të Gjykatës Kushtetuese në të cilat është saktësuar e lartësuar parimi i përfaqësimit të unitetit të popullit që duhet të ushtroj Presidenti i Republikës, dhe të cilat nënkuptojnë që ai/ajo e ka të ndaluar përfshirjen në çfarëdo marrëdhënie që ndjek një interes partiak apo qëllim pushteti jashtë kompetencave të ngushta kushtetuese. Duke u nisur nga kjo e fundit, ne reagojmë ndaj rolit aktiv që Presidenti Thaçi ushtroi në facilitimin e koalicionit të ri qeveritar, në përmasa të tilla sa që edhe një deputet i mazhorancë së re parlamentare (Haxhi Shala) e pranoj që ai ka ndryshuar qëndrimin e tij votues pro qeverisë së re si rezultat i ndikimit të presidentit Thaçi.

"Ne gjykojmë që një fakt i tillë është seriozisht i rrezikshëm për demokracinë e Republikës së Kosovës."

"Presidenti i Republikës nuk guxon të ushtroj rol të tillë direkt duke lobuar forcërisht tek deputetët që të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj votimit të një koalicioni qeverisës", vlerësojnë  KCDF, KCSF, GLPS, EPIK, FOL dhe ORCA.

Kjo sipas tyre bëhet edhe më problematike kur shohim që vota e deputetit Haxhi Shala ishte përcaktuese sa i përket kalimit të qeverisë së re në Kuvend.

 Një ushtrim i tillë ndikimi, përmes lobimit aktiv për ndryshim të qëndrimit në raport me votën ndaj qeverisë së re, është shkelje e rëndë kushtetuese e Presidentit të Republikës.

 KCDF, KCSF, GLPS, EPIK, FOL dhe ORCA konsiderojn se gjithashtu, është i papranueshëm sulmi i mbrojtjes së afërt të Presidentit ndaj qytetarit i cili po ushtronte të drejtën e tij për protestë dhe aq më tepër aprovimi dhe stimulimi i këtij veprimi nga Presidenti në një nga paraqitjet e tij televizive mbrëmë Përtej kësaj është tepër shqetësuese gjuha linquese dhe degraduese e Presidentit karshi partive politike apo individëve të caktuar në pozita institucionale.

Në fund,  KCDF, KCSF, GLPS, EPIK, FOL dhe ORCA bëjnë thirrje të gjithë spektrit politik dhe institucioneve të shtetit për respektimin e Kushtetutës së Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të qytetarëve të Republikës së Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Korrik 2020

- Shoqata e Radio Taxive “Pasagjeri” organizon protestë për shkak të mosplotësimit të kërkesave nga Komuna e Prishtinës. (Nisj nga rrethrrotullimi “Te Fontana” në Ulpianë, ora 10:00)

- Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik do të bëjë hapjen e Qendrës Artizanale në Prizren, ku do të mbahen pesë kurse të ndryshme si: Djegie ne Dru, Reliev në letër, Rrobaqepje, Punim të Shajakut si dhe Dizajnimi i Veshjeve Moderne. (ish objektin e Megasportit në qendër të Prizrenit, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi do të vizitojë Komunën e Gjakovës ku do të takohet me Kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini. (Komuna e Gjakovës, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- Banorët e lagjes “Qendra” protestojnë, të pakënaqur me parkingjet dhe shërbimet komunale. (Rr.“Rexhep Luci”, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë Ndërmarrjen publike ‘’KRU Gjakova’’. (Gjakovë, ora 11:30)

- Komitetit Emergjent të Gjilanit mban konferencë për media pas 27 rasteve të reja pozitive me COVID-19. (Qendra Operative Emergjente, Qendra e Studentëve, ora 11:30)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura projekt që është duke u realizuar në Komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 11:50)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi mban konferencë për media. (Ministria Drejtësisë, salla 914, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë ndërmarrjen publike Ngrohtorja e Qytetit – ndërtimi i Ngrohtores së re të qytetit Impianti I koogjenerimit me biomasë, projekt që është duke u realizuar në Komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 12:20)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën raporton Kryeministri lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 16:00)