21 Nëntor 2019

Presidenti informohet nga Daka, Lumezi dhe Maxhuni rreth rastit të KQZ-së

Prishtinë, 14 tetor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën, Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezin dhe Drejtorin e AKI-së, Shpend Maxhunin, të cilët e kanë informuar për rezultatet e hetimeve rreth raporteve për helmim të punëtorëve të KQZ-së, të cilët kishin kontakt me zarfet e ardhur prej jashtë Kosovës në objektin e shërbimit të votuesve, ku ishin të vendosura votat e diasporës.

Presidenti Thaçi kërkoi nga institucionet shtetërore relevante që rasti të hetohet deri në fund.

“Kërkoj nga institucionet shtetërore që me profesionalizëm të hetohet tërë rasti dhe të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të zbardhur dyshimet për helmim të personelit të KQZ-së”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai u shpreh se është inkurajuese që të gjitha institucionet përgjegjëse i kanë marrë masat e duhura.

Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore njoftuan se pritet të përfundohet ekzaminimi i mostrave të zarfeve të marra në Shërbimin e Votuesve.

Ekzaminimet, sipas tyre, do të bëhen së bashku me ekspertë ndërkombëtarë.

Presidenti Thaçi ftoi për përmbajtje deri në përfundim të hetimeve.

“Ftoj për përmbajtje nga deklarimet politike dhe nga raportimet e pakonfirmuara deri në përfundimin e hetimeve”, u shpreh presidenti Thaçi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 nëntor 2019 - Institucioni i Avokatit të Popullit, me mbështetje të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian organizon festimin e përvjetorit të 19-të Institucionit të Avokatit të Popullit. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Universiteti i Mitrovicës "Isa Boletini" organizon hapjen e Panairit te Parë të Punës dhe Karrierës. (Universiteti i Mitrovicës, ora 10:00)

- Me rastin e 23 vjetorit të vdekjes së Dr. Xhavit Ahmetit, anëtarit të Kryesisë dhe veprimtarit të LDK-së, Kryesia e LDK-së, bën homazhe te varri i tij. (Lagjja Arbëria, ora 10:30)

- Kosovo Center for Business Support organizon tryezën me temën “Si ti zëvenësojmë Qeset e Plastikës pa u dëmtuar Bizneset” dhe cilat hapa duhet t’i ndërmarrim lidhur me zbatimin e planit të MMPH-së për zvoglimin e përdorimit të qeseve të plastikës në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon konferencë për media, ku temë do të jetë tarifat e vendosura nga kompanitë e sigurimeve. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë bashkëbisedim në mes të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe përfaqëuesve të sindilkatave në Kosovë, me titull: "Mbështetja e fuqizimit sindikal në vendin tonë". (Hotel Grand, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim dhe ADMOVERE organizojnë aksionin protestues lidhur me vendimet e Këshillit të Etikës, për plagjiatura dhe avancime jo meritore në UP. (Para ndërtesës së Rektoratit të UP-së, ora 11:00)

- Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës organizon konferencë me rastin e organizimit “Thirrja e Tretë për Projekte të Fondit të Ballkanit Perëndimor”. (Ministria e Punëve të Jashtme, ora 11:00)

- OJQ ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojnë hapjen e minibiblotekës ne lagjen Velania.  (Lagjja Velania në parkun përballë SOS Fshatit, ora 12:00)

- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nga Tirana do të mbaj një diskutim të hapur me komunitetin teatror, publikun dhe mediat e Kosovës. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

- OJQ ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojnë hapjen e minibiblotekës ne lagjen Bregu i Diellit. (Parku afër SHFMU “Ismail Qemali”, ora 14:00)

- Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova do të marrë pjesë në një debat për dhunën në familje në Mitrovicë të Veriut. (Shtëpia e Evropës në Mitrovicë të Veriut, ora 14:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Edukimit Amerikan, American Advising Center Education USA, organizon “Alumni Fair - Panairi i të diplomuarëve në SHBA”. (Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 14:30)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe komuna e Gjakovës do të shënojnë përfundimin e punimeve në rehabilitimin dhe rregullimin e Urës së Terzive dhe hapësirës përreth. (Pranë Urës së Terezive në Gjakovë, ora 16:00)

- OJQ ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojnë hapjen e minibiblotekës ne lagjen e Spitalit". (Afër SHFMU “Pavarësia”, ora 16:00)

- Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon panelin e diskutimit “Balancimi mes punës dhe jetës dhe leja prindërore”. (Restoran Tartine Deli, ora 16:00)

- Në kuadër të Global Entrepreneurship Week, do të mbahet ngjarja “Are you a Champion of Success?” organizuar nga Ardian Hoxha dhe Oda Amerikane e Kosovës në bashkëpunim me ICK, Venture UP dhe Jakova Innovation Center. (Swiss Diamond, ora 17:00)