18 Prill 2024

Presidenti dekoroi antropologen Bertit Backer me Medaljen Presidenciale Jubilare

Prishtinë, 14 maj - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar antropologen norvegjeze Berit Backer, pas vdekjes, me Medaljen Presidenciale Jubilare.

Presidenti Thaçi ka thënë se antropologia Berit Backer ishte ndër zërat e parë që ka folur për të drejtat e mohuara të shqiptarëve në Kosovë.

“Ishte ndër zërat e parë që ka folur për Kosovën dhe për të drejtat e mohuara të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Duhet ta kujtojmë se sa e vështirë ka qenë të flitet asokohe në atë kontekst për shqiptarët dhe për Kosovën”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit u shpreh i lumtur që në cilësinë e Presidentit të Republikës së Kosovës po e dekoron pas vdekjes antropologen Berit Backer për kontributin e saj për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“I jemi mirënjohës familjes së saj, shtetit norvegjez dhe popullit norvegjez për përkrahjen dhe miqësinë”, shtoi presidenti Thaçi.

Antropologia norvegjeze, Berit Backer, në masë të madhe karrierën e vet ia kishte dedikuar shqiptarëve.

Në emër të familjes Backer, dekoratën e ka pranuar Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, bashkë me grupin inicues në përbërje të Nufri Lekajt, Ann Christine Ekk dhe Shkëlzen Kuklecit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)