29 Mars 2024

Presidentët Thaçi e Meta zbulojnë shtatoren e Idriz Seferit në Gjilan

Gjilan, 27 nëntor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta, si dhe me Kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, sot kanë zbuluar shtatoren e Heroit Kombëtar, Idriz Seferi.

Presidenti Thaçi ka thënë se në Gjilan po ngrihet shtatorja e një prijësi të madh të luftërave për mbrojtjen e tokave shqiptare në një hark kohor dyzetvjeçar.

“Shtatorja e komandantit dhe strategut të shquar Idriz Seferi po inaugurohet në përvjetorin e 90 të vdekjes së tij, në vigjilje të 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Cilësitë më të mira të luftëtarit, strategut dhe tribunit popullor, Idriz Seferi i sprovoi në mbrojtjen me armë në dorë të trojeve shqiptare, në bazë të platformës politike dhe ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, u shpreh presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit shtoi se Idriz Seferi u shqua për guxim, trimëri dhe gatishmëri për sakrificë, ashtu sikurse edhe burrat e mëdhenj të asaj kohe, si Sulejman Vokshi, Mic Sokoli, Abdyl Shkupi, Ali Ibër Neza, të cilët nuk u sprapsën asnjëherë nga synimi kryesor, ruajtja e tokave shqiptare nga copëtimi dhe realizimi i idesë për pavarësi.

“Me patriotë të palodhur të çështjes shqiptare, si Hasan Prishtina, Haxhi Zeka, Isa Boletini, Bajram Curri dhe figura të tjera të kohës, Idriz Seferi dha një kontribut historik në kryengritjet e viti 1908 – 1912, që çuan në Pavarësinë e Shqipërisë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Sipas presidentit Thaçi, ai është shembull i prijësit të paepur, që nuk rreshti veprimtarinë kryengritëse për asnjë çast.

“Me urtësinë e një tribuni popullor, Idriz Seferi u shqua edhe në kuvende, ku arriti të pajtonte njerëzit në konflikte, me idenë se fati i atdheut qëndron mbi interesin individual”, ka thënë ai.

Duke u bazuar në kompetencat e tij kushtetuese, presidenti Thaçi e ka shpallur edhe formalisht Idriz Seferin, Hero të Kosovës.

Presidenti Thaçi i ka uruar gjithë shqiptarët edhe për 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)