24 Prill 2024

Prefekti i Beogradit merr leje për vizitë Kosovës

Prishtinë, 25 maj - Policia e Kosovës do t’i ofrojë përcjellje prefektit të Beogradit, Dragan Djilas, gjatë qëndrimit të tij të në Kosovë.

Autoritetet përgjegjëse vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë i kanë dhënë leje prefektit të Beogradit, Dragan Djilas, për të vizituar gjatë ditës së sotme disa lokacione në Kosovë. Policia e Kosovës bëri të ditur se do t’i ofrojë përcjellje zyrtarit serb, pasi që, siç thuhet, janë respektuar procedurat e nevojshme që mundësojnë vizitën e tij.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka, i tha Radios Evropa e Lirë se kërkesa për përcjellje policore i është adresuar Policisë së Kosovës nga Qeveria e vendit, dy ditë më parë.

 “Policia e Kosovës ka pranuar një kërkesë të aprovuar për vizitë zyrtare nga Djilasi, ose kryetari i kuvendit komunal të Beogradit, për të bërë një vizitë në Republikën e Kosovës. Si kërkesë e aprovuar, përgjegjësi e Policisë së Kosovës është që të ofrojë përcjellje policore derisa të përfundojë vizita”, bëri të ditur Beka.

Kërkesa për vizitë e këtij të parit thuhet se i është drejtuar, kohë më parë, Zyrës së Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila këtë kërkesë ia ka përcjellë Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa vendimin për ta lejuar vizitën thuhet se e ka nënshkruar një nga zëvendëskryeministrat e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)