29 Mars 2024

Pomeroy shprehu përkrahjen e plotë të SHBA-ve për Kosovën

Prishtinë, 16 shkurt - Në takim është diskutuar për gjendjen aktuale politike në vend, me theks të veçantë për të arriturat dhe sfidat e Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në takim ka theksuar se Kosova në këto dy vite të shtetësisë së saj ka shënuar një sërë të arriturash të mëdha në të gjitha fushat.

Duke potencuar suksesin e institucioneve dhe popullit të Kosovës në organizimin e zgjedhjeve të para lokale në Kosovën e pavarur, kryeministri Thaçi ka shtuar se çdo ditë e më shumë shteti ynë po konsolidohet, duke ndërtuar institucione stabile, efektive, me qeverisje të mirë, sundim të rendit dhe ligjit dhe respektim afirmativ të të drejtave të komuniteteve.

Në takimin e përzemërt me kongresmenin amerikan, Earl Pomeroy, kryeministri Thaçi ka theksuar suksesin e arritur me anëtarësimin e shtetit të Kosovës në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Ky do të jetë viti i vendimeve të mëdha për zhvillimin ekonomik të Kosovës, përfshirë vendimin për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Prishtinë-Merdarë dhe ndertimit e termocentralit Kosova e Re, - është shprehur në takim kryeministri Thaçi.

Kryeministri Hashim Thaçi i ka shprehur kongresmenit amerikan, Pomeroi falënderimet më të sinqerta në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm të tij në mbështetje të avancimit të procesve zhvillimore në Republikën e Kosovës.

Shteti dhe populli amerikan i kanë dalë në ndihmë Kosovës në të gjitha momentet vendimtare të ndërtimit të lirisë, të pavarësisë dhe konsolidimit të demokracisë së shtetit tonë të ri. Qeveria dhe populli i Republikës së Kosovës do të jenë mirënjohës përgjithmonë shtetit dhe popullit amerikan për këtë mbështetje të parezervë, - është shprehur në takim, kryeministri Thaçi.

Gjithashtu, kryeministri Thaçi e vlerësoi lartë rolin e 700 ushtarëve të Dakotës së Veriut të SHBA-ve në kuadër të forcave të KFOR-it në Kosovë.

Nga ana e tij, kongresmeni amerikan, Earl Pomeroy, në prag të shënimit të Ditës së Pavarësisë, i ka uruar kryeministrit Thaçi këtë ditë të madhe historike.

Pomeroy në takim me kryeministrin Hashim Thaçi e ka shprehur përkrahjen e plotë të SHBA-ve për shtetin e Kosovës dhe integritetin territorial të Kosovës.

Kongresmeni amerikan, Pomeroy në takim ka vlerësuar lartë përkushtimin e vazhdueshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve kosovare për avancimin e proceseve pozitive në Kosovës, duke potencuar vendosmërinë e qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)