03 Dhjetor 2020

Pjesëmarrja e grave në procesin e dialogut është vendim i nevojshëm dhe i mençur

Prishtinë, 18 nëntor - U. d. Presidentja, Dr. Vjosa Osmani mori pjesë në konferencën virtuale "E Ardhmja e Agjendës për Gratë, Paqen, Sigurinë dhe Drejtësinë në Kosovë dhe përtej".

Kjo konferencë po mbahet me rastin e 20 vjetorit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe me këtë rast u lansua edhe Rrjeti Mesdhetar i Grave Mediatore (MEWMN) - Dega në Kosovë.

Duke i përgëzuar organizatorët dhe pjesëmarrëset për punën e palodhshme për të avancuar angazhimin e grave dhe vajzave në procese të paqes, sigurisë e drejtësisë në Kosovë, u.d. Presidentja Osmani theksoi që kjo konferencë, po ashtu paraqet një mundësi të mirë që të “reflektojmë dhe të identifikojmë se çfarë mund të bëjmë për t’i fuqizuar tutje veprimet tona në mënyrë̈ që t’i përmbushim zotimet në kuadër të Rezolutës 1325”.

Tutje, u.d. Presidentja Osmani theksoi që “Gratë në Kosovë kanë qenë historikisht dhe vazhdojnë̈ te jenë shtyllë e shoqërisë̈ tonë. Mirëpo, roli i tyre shpesh është̈ margjinalizuar, vlerësimi i kontributit të tyre ka qenë më i zbehtë, e angazhimi i tyre në proceset e ditëve të sotme vendimtare për të ardhmen e vendit tonë është̈ ende larg niveleve të dëshiruara”.

Duke vënë̈ theks të veçantë në angazhimin e grave në dialogun Kosovë-Serbi, u.d. Presidentja tha që “Aktualisht, pjesëmarrja e grave në dialog mbetet ende në nivele brengosës. E ne duhet të kemi të qartë që pjesëmarrja e grave në procesin e dialogut është jo vetëm vendim i nevojshëm, por edhe vendim i mençur, e mbi të gjitha, është një  dëshmi e përkushtimit për të respektuar objektivat e Rezolutës 1325”.

Në konferencën e cila po vazhdon punimet, pjesëmarrës ishin përfaqësuesë të institucioneve vendore, ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Dhjetor 2020

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Handikos mban konferencën lansuese të Raportit vlerësues mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ndërtesat shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. (Qendra e Resurseve të Handikos në Veternik, ora 9:30)

- Gjykata Themelore në Ferizaj mban seancën kundër të pandehurit Ibrahim Mustafa Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të mbahet debat parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303 Koha: 10:00  

- Për nder të Ditës Ndërkombëtarë për Personat me Nevoja të Veçanta, ushtruesja e detyres Presidentja, dr.Vjosa Osmani bashkërisht me ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott dhe ministrin e Arsimit, Ramë Likaj  nënshkruajnë panon e zotimit për gjithëpërfshirje. Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- OJQ EC Ma Ndryshe organizon aktivitetet ndërgjegjësuese që ka qëllim të përcjell porosinë vetëdijësuese për eliminimin e pengesave që janë krijuar për shkak të mungesës së gjithëpërfshirjes. (Parku i Qytet në Prizren, ora 11:00 - Keji përballë xhamisë së “Sinan Pashës”, ora 12:00 - Marash, ora 13:00)