16 Prill 2024

Përmbyllet projekti i BE-së në mbështetje të Kuvendit të Kosovës

Prishtinë, 21 shkurt - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës organizon ngjarjen përmbyllëse për “Projektin e binjakëzimit në mbështetje të Kuvendit të Kosovës”.

Projekti në vlerë prej 1,3 milion euro ka për qëllim përmirësimin e punës dhe kapaciteteve të Kuvendit.

Ky projekt i financuar nga BE-ja zbatohet nga Kuvendi Kombëtar i Hungarisë.

Të pranishmëve do t’u drejtohen Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Istvan Jakab, Zëvendëskryetar i Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe dy drejtuesit e projektit, Ismet Krasniqi, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës dhe Zoltan Horvath, Drejtues i Ekipit të Asistencës Teknike të Kuvendit Kombëtar të Hungarisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)