19 Prill 2024

Përkrahja e NDI ka sjellë frymën amerikane në konsolidimin institucional të Kosovës

Prishtinë, 16 korrik 2020 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj - Stublla, ka zhvilluar  një video konferencë me drejtoreshën e NDI në Kosovës, znj, Nancy E.Soderberg. 

Kryediplomatja Haradinaj – Stublla me këtë rast ka falenderuar drejtoreshën e NDI, znj  Soderberg, për përkrahjen e vazhdueshme që ky institucion e ka dhënë për konsolidimin dhe demokratizimin e institucioneve vendëse. 

“Përkrahja e NDI tash dy dekada për Kosovën, në demokratizimin e institucioneve tona, ngritjen e kapaciteteve, me fokus të veçantë në gjithëpërfshirjen në vendimmarrje, ka sjellë frymën amerikane në Republikën e Kosovës, në proceset e konsolidimit institucional”, ka theksuar ministrja Haradinaj – Stublla. 

Ministrja gjithashtu e ka njoftuar drejtoreshën Soderberg edhe me zhvillimet aktuale në MPJD si dhe kanë diskutuar edhe për modalitete e reja të bashkëpunimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)