25 Prill 2024

Përjashtimi i AKA-së nga ENQA një hap mbrapa në zbatimin e MSA-së dhe ERA-së

Prishtinë, 3 tetor - Instituti EPIK ka përcjell me shqetësim zhvillimet rreth Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), të cilat kulmuan me përjashtimin e AKA-së nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

Zhvillimi i sotëm ndodh në vazhdën e mungesës së vëmendjes dhe vullnetit politik për avancimin e sistemit arsimor në Kosovë. Për më tutje, zhvillimi i sotëm është hap mbrapa në zbatimin e Marrëveshjes Stabilizim Asocimi dhe Agjendës Evropiane të Reformave.

Titulli VIII, neni 107 i Marrëveshjes Stabilizim Asocimi, krijon obligime kontraktuale për Republikën e Kosovës, respektivisht: “Prioritet i sistemit të lartë arsimor do të jetë arritja e standardeve adekuate të kualitetit të institucioneve dhe programeve respektive, në harmoni me objektivat me procesin e Bolonjes dhe Deklaratën.”

Shtylla III, prioriteti 5 i Agjendës së Reformave Evropiane (ERA) kërkon nga institucionet e Kosovës të ndërmarrin masa të cilat sigurojnë: “Përmirësimin e cilësisë së arsimit, me theks të veçantë tek përmirësimi i cilësisë së përgjithshme të arsimit të lartë.”

Zhvillimet sikur ky i sotëm dëshmojnë mungesën e pjekurisë dhe vullnetit politik për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja Stabilizim Asocimi dhe Agjenda Evropiane e Reformave. Këto zhvillime dëmtojnë perspektiven Evropiane të Kosovës dhe largojnë Kosovën edhe më tutje nga përcaktimi strategjik i Kosovës për anëtarësim në BE.

Ftojmë institucionet përgjegjëse që të kthejnë vëmendjen në avancimin e sistemit arsimor në Kosove, dhe në veçanti të fillojnë një dialog të afërt me ENQA për të adresuar sfidat e identifikuara, me qëllim të ri-pranimit të Kosovës në ENQA.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)