26 Maj 2020

Për Qeverinë, ruajtja e shëndetit publik mbetet prioritet i padiskutueshëm.

Prishtinë, 30 mars - Sot, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Gjatë takimit, Kryeministri në detyrë e njoftoi Ambasadorin Orlando mbi punën e Qeverisë në detyrë lidhur me situatën e krijuar nga pandemia COVID 19 dhe masat e vazhdueshme që Qeveria po ndërmerr për parandalimin e shpërndarjes së virusit Corona.

Kryeministri në detyrë shtoi se të gjitha institucionet e mveshura me përgjegjësi për zbatimin dhe monitorimin e masave të Qeverisë janë në krye të detyrës.

Kryeministri Kurti theksoi se për Qeverinë në detyrë, ruajtja e shëndetit publik mbetet prioritet i padiskutueshëm.

Ambasadori Orlando tregoi gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në mes dy shteteve me qëllim të ndarjes së përvojave të cilat do t’i shërbenin të dy shteteve në uljen sa më efikase të lakores së përhapjes së virusit.

Ai gjithashtu ripërsëriti falënderimin për solidaritetin që Qeveria dhe populli i Kosovës ka treguar ndaj shtetit dhe popullit të Italisë në këto kohë sfiduese për ta. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Maj 2020 - Komisioni për Integrim Evropian diskuton lidhur me përmbushjen e obligimeve të Kosovës, në procesin e liberalizimit të vizave dhe shqyrton raportin e Ministrisë së Integrimit Evropian lidhur me financimin e Kosovës nga BE-ja, në luftimin e COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 11:00)  

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton Raportin Vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi,  do ta vizitojë Oden Ekonomike të Kosovës. (Lokalet e OEK-ut, ora 11:30)

 - Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të lapidarit të dëshmorit Luan Qerimaj dhe 4 dëshmorëve tjerë, në Gllogjan. (Te vendi i quajtur Lejthia, Gllogjan, Deçan, ora 11:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim Sfidat dhe nevojat e nënave vetë-ushqyese në kohë (pas)pandemie”  (Përmes platformës online, Google Meet, ora 17:00 - https://forms.gle/HAxFHsHEScpDdMx99)