29 Mars 2024

PD kundërshton ashper mbajtjen zgjedhjeve serbe në Kosovë

Prishtinë, 11 prill -   Partia e Drejtësisë ka kundërshtuar ashpër shpalljen dhe përpjekjen për mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në territorin e Kosovës, respektivisht në Mitrovicë dhe Artanë, në kundërshtim të plotë me dispozitat e Kushtetutës së vendit.

"Përkundër faktit se Përfaqësuesi Civil ndërkombëtar dhe përfaqësuesi i Bashkësisë Europiane në Kosovë, Feith ka deklaruar se nuk do të njeh rezultatin e zgjedhjeve lokale në Mitrovicë të organizuara nga Serbia, Partia e Drejtësisë konsideron se kjo nuk është e mjaftueshme dhe se këto zgjedhje duhet të ndalohen në tërësi dhe të mos mbahen fare", ka deklaruar nënkryetari i Partisë së Drejtësisë, Amir Ahmeti.

Me këtë rast Partia e Drejtësisë sipas tij kërkon nga institucionet e vendit si dhe nga zyrtarët e lartë ndërkombëtar Piter Feith dhe Yves de Kermabo që në mënyrë strikte të respektojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e vendit, që përndryshe në vazhdimësi kërkohet nga organet më të larta të Bashkësisë Europiane dhe ato ndërkombëtare.

Ahmeti ka theksuar se instalimi i standardeve të dyfishta në skenën juridike dhe politike të vendit nuk i kontribuon qëllimit për të cilin në Kosovë ka ardhë misioni EULEX sundimit të rendit dhe ligjit, përkundrazi i hap rrugë anarkisë ligjore dhe ndërhyrjes së fuqishme të politikës në drejtësinë e vendit nga të gjitha anët varësisht nga interesat e politikës ditore.

"Me lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të një shteti fqinjë brenda territorit të shtetit tonë, institucionet e vendit do të dëshmojnë mosgatishmëri të plotë për zbatimin e Kushtetutës së vendit ndërkaq misioni Eulex dhe Grupi mbështetës ndërkombëtar i Kosovës ambivalencë të palejueshme që afatgjatë mund të cënojë stabilitetin e vendit me përpjekjet e vazhdueshme të shtetit serb për federalizimin dhe ndarjen e Kosovës, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e vendit", është shprehur ai.

Partia e Drejtësisë sipas Ahmetit e kupton nevojën për dialog të vazhdueshëm me komunitetin serb për realizimin e interesave të tyre demokratike mirëpo është kategorikisht kundër që kjo të bëhet në llogari të aktit më të lartë juridik të vendit dhe vullnetit politik të shumicës së popullit të Kosovës.

Partia e Drejtësisë po ashtu ka shpreh pakënaqësin e thellë për situatën e krijuar rreth realizimit të të drejtave pensionale të punëtorëve kosovar që me vite kanë punuar në shtetin e Zvicrrës. Ahmeti ka thënë se në këtë drejtim PD kërkon që menjëherë të ngriten komisionet e përbashkëta të ekspertëve shëndetësor dhe të politikave sociale të Kosovës dhe të Zvicrrës me qëllim të procedimit të lëndëve kontestuese brenda Kosovës, në pajtim me faktin ekzistues të njohjes së Republikës së Kosovës nga shteti zvicerran dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me të.

Partia e Drejtësisë ka ngushëlluar popullin dhe qeverinë polake për humbjen e presidentit Kaczynsky dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të shtetit, veçanërisht duke pasur në konsideratë përkrahjen që presidenti Kaczynsky, qeveria, dhe populli i Polonisë i dha Kosovës që nga ditët e para të përpjekjeve për shpalljen e pavarësisë së vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)