29 Mars 2024

Pavarësia e Kosovës, pritet valë e njohjeve

SHBA, 20 korrik - Derisa pritet që kësaj të enjte të jepet mendimi këshillues rreth ligjshmërsë së pavarësisë së Kosovës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, qëndrimi amerikan ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe se Gjykata duhet të vendosë ose në favor të Kosovës ose të përmbahet nga çfarëdo vendimi.

Në argumentet që paraqitën Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Hagë në mbrojtje të ligjshmërisë së pavarësisë ishte edhe vlerësimi se pavarësia ka avancuar lirinë dhe stabilitetin në Ballkan .

"Pavarësia e Kosovës nuk është një diçka që kontrollohet nga ligji ndërkombëtar’ por është ‘rrënjësisht një veprim politik… të cilin shtetet veç e veç vendosin se a do ta njohin apo jo."

Idetë që qakullojnë sidomos nga pala serbe për mundësinë e bisedimeve rreth statusit pas dhënies së mendimit këshillues, zyrtarët amerikanë i kanë quajtur të kota sepse një orientim i tillë do të ‘shthurte marrëveshjet e mundimshme politike të cilat kanë sjellë stabilitet në rajon.’

“Pavarësia e Kosovës, thonë zyrtarët amerikanë, është një realitet dhe ajo arsyetohet përballë shtypjes historike nën okupimin serb.”

Përvëç kësaj, Washingtoni zyrtar argumenton se asnjë nga mbi 100 deklarata të pavarësisë anekand botës nuk është gjykuar të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar e këtë nuk e ka bërë as Kosova.


Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk do të zgjidhë këtë “çështje shumë të politizuar” dhe do të ketë “efekt të vogël praktik”, ka vlerësuar Judy Batt eksperte për Ballkanin Perëndimor.

Në një tekst autorial Xhudi Bat madje pret valën e njohjeve të Kosovës pas shpalljes së opinionit të GJND-së, madje edhe nëse ky mendim do të jetë negativ për Kosovën. Në tekstin që e ka botuar Fondacioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Dialog të Politikës së Jashtme (FRIDE) me seli në Madrid,

Bat shkruan se “ekzistimi i shteteve është fakt e jo çështje e së drejtës… Kosova padyshim ekziston si fakt dhe nuk do të zhduket madje edhe nëse vetë shpalja e pavarësisë sipas mendimit të gjykatës, konsiderohet jolegale”, thekson Bat.

Një mendim neutral i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të ishte në të mirë të Kosovës. Kështu është shprehur eksperti i së drejtës ndërkombëtare dhe njohësi i mirë i çështjeve të Evropës Juglindore Florian Bieber. Sipas tij qytetarët nuk presin shumë nga ky mendim, por sipas tyre opinioni do i hap rrugë njohjeve të reja.

"Nëse mendimi i GJND-së është neutral atëherë do të jetë në favor të Kosovës. Të gjitha ato shtete të cilat e kanë njohur Kosovën gjatë këtyre viteve askush më nuk do ta anulojë. Në këtë sens, edhe pse çdo gjë është e qartë se Kosova do të mbetet e pavarur dhe është çështje kohe deri sa të bëhet krejtësisht e pavarur në kuptimin e një njohje më të gjerë. Mendoj se këtu një mendim neutral do të ishte më shumë në favor të Kosovës sesa Serbisë." ka thene Bieber

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe ekspert të së drejtës ndërkombëtare kanë paralajmëruar njohje të mëdha pas mendimit të GJND-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)