23 Prill 2024

Partia e Drejtësisë nominon Naser Morinën për kryetar të Komunës së Gjilanit

Gjilan, 21 gusht - Me propozimin e Kryesisë së degës së Partisë së Drejtësisë në Gjilan, Kryetari Ferid Agani sot promovoi si kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit, profesorin e nderuar dhe aktivistin shumëvjeçar, shoqëror dhe politik Naser Morina, kandidat për doktor shkence në lëmin e ndërtimtarisë.

Me karrierën e shkëlqyer profesionale dhe shkencore si dhe vlerat e dëshmuara etike e morale, prof. Morina do të paraqet mundësinë për zgjedhjen me të drejtë për kryetar të Komunës nga ana e qytetarëve të Gjilanit.

Përkushtimi i tij për çështjen shtetërore i mbështetur në unitetin e vlerave  kombëtare, evropiane  dhe kulturore-shpirtërore të qytetarëve të vendit, paraqet garancionin për realizimin e plotë të interesave të qytetarëve të Gjilanit, në të gjitha aspektet e funksionimit të jetës komunale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)