19 Mars 2024

Partia e Drejtësisë kërkon organizimin sa më të shpejtë të zgjedhjeve

Prishtinë, 29 maj - Si parti e përgjegjshme dhe institucionaliste politike, Partia e Drejtësisë (PD) respekton vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese përkitazi me mandatarin e qeverisë dhe njëkohësisht kërkon fillimin e menjëhershëm të përgatitjeve për organizimin sa më të shpejtë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës, duke pasur parasysh se situata politike në vend cilësohet me ndërlikueshmëri dhe kompleksitet shumëdimensional.

"Gjendja e rënduar mendore e popullatës pas izolimit shumëjavor social, pesha e rrezikut për jetë nga infeksioni me Covid-19 që vazhdon, veçanërisht për qytetarët tanë më të moshuar e më të sëmurë, vështirësitë e theksuara ekonomike në gati çdo familje për shkak të ndërprerjes më shumë se dymujore të punës, si dhe kërcënimi për rritjen e papunësisë dhe rënien drastike të zhvillimit ekonomik të vendit në këtë dhe vitet në vijim, shoqërohen me krizë të thellë politike që kërcënon të shndërrohet në krizën më të thellë institucionale dhe të sigurisë në periudhën e pasluftës", thekson PD.

Në këto rrethana spektri politik i vendit sipas PD-se dështoi të siguroj unitetin e duhur për tu përballur në mënyrë gjithëpërfshirëse me sfidat serioze, madje gjeti fuqinë destruktive për të lënë vendin pa qeveri me 26 Mars 2020 në vlugun e ballafaqimit të tij me pandeminë e përmasave botërore.

"Situatën politike e bënë edhe më komplekse presioni i fuqishëm ndërkombëtar për fillimin (përfundimin) e dialogut me Beogradin për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella në situatën kur vendi ka mbetur pa qeveri efektive."

"E gjithë kjo ka shkaktuar te qytetarët pakënaqësi të madhe, stres dhe dëshpërim duke ulur rëndë imunitetin e tyre individual e kolektiv ndaj infeksionit të rëndë viral", thekson me tutje PD.

Partia e Drejtësisë vlerëson se në këto rrethana, tejet shqetësuese. është e domosdoshme që të sigurohet shkalla më e lartë e unitetit politik në vend dhe në këtë drejtim do të ofroj veprim të vendosur politik.

Vendimi sapo i shpallur i Gjykatës Kushtetuese, ndonëse domosdo duhet të respektohet, do t’i vënë qytetarët para dilemave të reja e të rënda.

Në këtë situatë Partia e Drejtësisë i sheh zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare si rrugëdalje e vetme nga situata aktuale; nuk ekziston veprim më i përgjegjshëm politik në situatat e krizave të rënda politike se sa kthimi te qytetarët dhe dëgjimi i zërit të tyre, individual e kolektiv, politik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)