29 Mars 2024

Partia Demokratike e Kosovës sot mban kuvendin e V-të

Prishtinë, 24 tetor - Partia Demokratike e Kosovës sot mban kuvendin e saj të pestë të punës, ku edhe do të zgjidhet kryetari i saj i ardhshëm. Deri tani, kandidat i vetëm për kreun e partisë është kryetari aktual Hashim Thaçi.

Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj ka thënë se kuvendi gjithashtu do të zgjedhë Këshillin e ri drejtues, do të miratojë raportin e punës së partisë, ndryshimin dhe plotësimin e statusit të ri, si dhe do të miratohet edhe një deklaratë politike që do të jetë edhe platforma për mandatin e ardhshëm qeverisës.

“Nesër është një ditë e veçantë për Republikën e Kosovës dhe për Partinë Demokratike të Kosovës. Nesër Partia Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe në vende, mban kongresin e saj të pestë. Kongresi nesër do të mbahet për shkak të një vendim i cili është marrë para pesë muajsh dhe kjo ndodh konform statusit dhe ligjeve në fuqi të Kosovës”, tha Hoxhaj.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se deri tani kandidati i vetëm për postin e kryetarit të partisë është lideri i tashëm Hashim Thaçi. Megjithatë, Hoxhaj shpjegoi se ai që dëshiron që ta sfidojë kryetarin e tashëm Thaçi, sot duhet të mbledhë 30 nënshkrime nga delegatët për t’u kandiduar për postin më të lartë të partisë.

“Kryetari i PDK-së dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, është lider nacional, është më i votuari në Kosovë, është lideri më vizionar që ka Kosova, dhe si i tillë do ta ketë mbështetjen e gjithë anëtarëve të PDK-së. Por i takon delegatëve nëse ka kandidatë të tjerë që të propozohen në përputhje me statusin e PDK-së, që parasheh 30 nënshkrime për t’u kandiduar”, tha Hoxhaj.

Rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përcaktojnë se ai subjekt politik që nuk ka mbajtur kuvendin zgjedhor brenda 36 muajsh nuk do të mund të marr pjesë në zgjedhje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)