19 Prill 2024

Parlamenti Evropian mbështet Kosovën

Prishtinë, 10 shtator - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot anëtarin e Parlamentit Evropian, njëherësh kryetar i Komisionit për Evropën Juglindore, z. Eduard Kukan, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon dhe për bashkëpunimin ndërmjet dy parlamenteve.

Kryeparlamentari Krasniqi e ka njoftuar europarlamentarin Kukan për zhvillimet në Kosovë dhe rreth saj, si dhe për stabilitetin politik të vendit, duke theksuar në mënyrë të veçantë opinionin pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës, i cili është pasqyruar edhe në Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të miratuar dje.

Krasniqi, është angazhuar për thellim të bashkëpunimit me Parlamentin Evropian. Ai ka kërkuar mbështetje edhe më të gjerë për Kuvendin e Kosovës dhe këmbime më të shpeshta dhe më përmbajtjesore të vizitave të ndërsjella.

Eduard Kukan, ka vlerësuar të arriturat e Kosovës dhe punën e legjislativit të vendit.  Duke u pajtuar me nevojën për zgjerim dhe thellim të bashkëpunimit ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës, Kukan është përqendruar në mbështetjen që mund t’i jepet legjislativit të vendit në planin e hartimit të ligjeve dhe harmonizimin e tyre me legjislacionin e vendeve të BE-së.

Ai, ndërkaq, ka shprehur kënaqësinë për konsensusin e arrirë lidhur me Rezolutën e djeshme të OKB-së, e cila, është shprehur i bindur Kukan, do të reflektohet shumë pozitivisht për raporte të reja të Kosovës me Serbinë, për rrugën evropiane të të dy vendeve  dhe për krijimin e atmosferës së dialogut, në funksion të jetës më të mirë të qytetarëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)