20 Prill 2024

Parandalohet kontrabandimi i 4000 mijë fishekëve në Jarinje

Prishtinë, 9 qershor - Sot oficerët doganor kanë parandaluar futjen ilegale të 4000 copë fishekve në pikëkalimin kufitar të Jarinjes.

Gjatë kontrolleve rutinore të automjeteve në hyrje, në një automjet me targa të Serbisë oficerët kanë gjetur të fshehura në bagazh municione, menjeherë në bashkëpunim me policinë e Kosovë është bërë arrestimi I drejtuesit të makinës.   

Kontrolli detal ka zbuluar municion si në vijim:

39 pako x 50 copë të llojit AUTO FMT 71gr/4.6gr gjithsej 1950 cope.

41 pako x 50 copë të llojit 9mm LUGER FMJ 124gr/8.0gr gjithsej 2050 cope.

Gjithsejt: 4000 copë. 

Rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejme. 

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095. 




 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)