20 Prill 2024

Parandalimin i shpëlarjes së parave do të debatohet në Kuvend

Prishtinë, 28 shtator - Në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, që do të mbahet me 30 shtator, do të shqyrtohet për herë të dytë Projektligji për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe parandalimin e financimin e terrorizmit, si dhe Rekomandimi për Propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës për privatizimin e Post Telekomit të Kosovës.

Pos pikave të përhershme të mbledhjeve të rregullta plenare të Kuvendit: koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe  pyetje parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës, në  mbledhjen plenare të Kuvendit, e cila do të mbahet më 30 shtator, do të shqyrtohet për herë të dytë Projektligji për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe parandalimin e financimin e terrorizmit.

Në vazhdim do të shqyrtohet Rekomandimi për Propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës për privatizimin e Post Telekomit të Kosovës. Do të shqyrtohen, ndërkaq edhe Raporti vjetor i Auditimit për vitin 2009, dhe Raporti i Auditimit të Pasqyrave Financiare të Komisionit Qendror Zgjedhor, për vitin 2009.

Pikë e fundit e kësaj mbledhje plenare do të jetë shqyrtimi i Propozimit për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë së Pronës dhe të zëvendësdrejtorit të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë.

Kështu ka vendosur sot Kryesia e  Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare.

Në këtë takim pune janë shqyrtuar edhe një varg  mocionesh dhe  kërkesash të komisioneve parlamentare, të grupeve parlamentare dhe të deputetëve të veçantë. Kësisoj Kryesia ka ngarkuar komisionet  funksionale për shqyrtimin e parë të Projektligjit për Patenta si dhe të Projektligjit për  kontabilitetin, raportimin financiar dhe auditim, si dhe të Propozim -strategjisë Minerare të Republikës së Kosovës, për periudhën 2010-2025.

Kryesia ka shqyrtuar dhe ka miratuar Raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2010, të cilin, në mungesë të kryetarit të Komisionit për Buxhet dhe Financa, Gani Koci, e ka prezantuar sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi.

Kryesia e ka marrë njoftimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur për mos shqyrtimin e Kornizës afatmesme të shpenzimeve të Republikës së Kosovës, për vitin 2011-2013, njoftimin e  Grupit Parlamentar të AKR-së për zëvendësimin e anëtareve në komisionet parlamentare, si dhe deklaratën e deputetit Branislav Grbiq lidhur me kalimin në Partinë Demokratike Serbe të Kosovës (SDS MIK).

Kryesia e ka lejuar, ndërkaq, pjesëmarrjen e dy anëtarëve të saj: Xhavit Haliti dhe  Slobaodan Petroviq në Sesionin e 56- të Asamblesë  Parlamentare të NATO-së, në  Varshavë të Polonisë, që do të mbahet më 12-16 nëntor 2010 dhe në Sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-së, në Shkup të Maqedonisë, që  do të mbahet më 19-21 tetor 2010.


 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)