24 Prill 2024

PAN ka arritur vetëm ta ndaj politikisht dhe etnikisht Kosovën

Prishtinë, 3 janar - Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka vlerësuar se koalicioni qeverisës nuk ka arritur t’i realizojë pritjet e qytetarëve.

Ai ka thënë se partnerët e PAN-it kanë arritur vetëm ta ndajnë politikisht dhe etnikisht Kosovën dhe, sipas tij, ky është rreziku kryesor në vitin 2019.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Haziri ka deklaruar se opozitës nuk mund t’i atribuohet përgjegjësia për qeverisje.

Ai ka thënë se LDK-ja ka mbështetur proceset e rëndësishme, por nuk mund të bëhet patericë e PAN-it.

Haziri ka bërë me dije se pa LDK-në nuk do të kryhet asnjë proces i rëndësishëm në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)