19 Prill 2024

Pakoja ligjore e reformës së administratës publike afron vendin me BE-në

Prishtinë, 28 qershor - Ministria e Administratës Publike (MAP) ka organizuar sot në Prishtinë debatin përmbyllës konsultativ me komunat e Kosovës për pakon ligjore të reformës së administratës publike me pjesëmarrje të komunave dhe organizatave të shoqërisë civile nga rajoni i Prishtinës, Mitrovicës dhe Prizrenit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci si dhe Kryetari i Komunës së Mamushës Abulhadi Krasniç. Pjesëmarrës të tjerë në debat ishin zyrtar të komunave si dhe përfaqësues të organizatave jo-qeveritare.

Debatin e udhëheqi znj. Leonora Kryeziu, drejtoresh ekzekutive e Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS).

Në hapjen e debatit Ministri Yagcilar deklaroj se përmes pakos ligjore të reformës së administratës publike, vendi do të afrohet më shumë me BE-në, përderisa do të forcoj kornizën legjislative për qeverisje të mirë dhe llogaridhënie karshi qytetarëve.

Ai shtoj se tre projektligjet kanë një rëndësi të veçantë për procesin e shtetndërtimit dhe përmes tyre adresohen problemet  qenësore në administratën shtetërore që kanë zbehur besim qytetar dhe kanë penguar ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët. 

Më tutje Ministri Yagcilar, sqaroj se pakoja ligjore adreson problemet aktuale me procesin e rekrutimit në institucionet publike duke parandaluar ndikimet politike në proces me qëllim forcimin e një administrate profesionale dhe efektive.

Krahas kësaj, tre projektligjet do të zgjidhin edhe problemet me themelimin dhe funksionimin e agjencive të pavarura si dhe do të vendosin rend dhe rregull në sistemin e pagave dhe shtesave për sektorin publik. 

Ministri Yagcilar sqaroj se ditëve në vijim Ministria pritet të përmbyll procesin e konsultimit publik për tre projektligjet dhe pas adresimit të komenteve nga ana e qytetarëve, institucioneve dhe palëve të tjera do të dërgoj projektligjet për aprovim në Qeveri.

Në përmbyllje të debatit Ministri Yagcilar tha: “Pakoja ligjore e reformës së administratës publike krijon bazë të fuqishme legjislative për një shtet modern e Evropian, që ka kapacitet të ballafaqohet të zbatoj në mënyrë efektive reformat e procesit të integrimit evropian”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)