28 Mars 2024

Pajaziti ia dorëzon solemnisht detyrën Bajram Rexhepit

Prishtinë, 2 prill  -  Sot, në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, u bë solemnisht pranim-dorëzimi i detyrës midis ish-ministrit të Punëve të Brendshme, z. Zenun Pajaziti dhe ministrit të sapoemëruar të Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, z. Zenun Pajaziti, theksoi se “sot edhe formalisht kemi këmbyer informatat dhe kemi bërë pranim-dorëzimin e detyrës me ministrin Rexhepi. Kam kënaqësinë që pasuesi im të jetë një ish-Kryeministër, një mik i imi i ngushtë me të cilin kam pasur kënaqësinë të jem në kabinetin e  z. Bajram Rexhepi, sa ka qenë Kryeministër dhe ky është një lajm i mirë për Ministrinë e Brendshme”,- tha në fillim të fjalës së tij ish-ministri Pajaziti.
 
Duke folur për punën e tij dyvjeçare, z. Zenun Pajaziti, tha se “kam pas kënaqësinë që t’i prezantoj një varg angazhimesh tona të përbashkëta dy vjeçare në Ministrinë e Brendshme. Kanë qenë dy vjet të reformave esencialisht të rëndësishme për sigurinë e vendit dhe për vendin në përgjithësi. Kam pasur privilegjin të jem ministër i Brendshëm në këtë kohë, të marrë pjesë në këto reforma dhe të jem iniciues i disa prej tyre. Kemi pasur një kohë me angazhime të shumta dhe besoj se kemi arrite me i përmbush shumicën prej objektivave, jam i sigurt që tash edhe ministri Rexhepi do t’i vazhdojë. Sfidat e ardhshme nuk do të jenë të lehta, janë sfida të vazhdimit të shumë reformave, zbatimit të strategjive që ne i kemi miratuar në procesin e Liberalizmit të Vizave”,- theksoi Pajaziti. Në fund të fjalës së tij, ish-ministri i Brendshëm, z. Zenun Pajaziti, tha se “dëshiroj të falënderoj gjithë stafin tim, gjithë Ministrinë e Brendshme, zyrtarët ndërkombëtar, EULEX-in, ICITAP-in, gjithë partnerët për një mbështetje jashtëzakonisht të madhe që na kanë bërë, për një punë të përbashkët”.
 
Ndërsa ministri i ri i ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi, në fillim të fjalës së tij, tha se “filloj me këtë pjesën se me ish-ministrin kemi qenë gjithnjë miq edhe bashkëpunëtor të ngushtë edhe në kohën sa isha Kryeministër, por edhe në kohën sa kamë qenë Kryetar i Komunës së Mitrovicës, një komune problematike siç e kanë quajtur. Kemi bashkëpunuar dhe kemi qenë dhe do të mbesim miq edhe më tutje, unë çmoj përvojën që ka krijuar për këto dy vite dhe natyrisht do të jemi në komunikim edhe më tutje pavarësisht çfarë pozicioni do të jetë ministri, Zenun Pajaziti”. Duke folur për prioritetet e tij si ministër i ri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi tha se do t’i kisha sublimuar në tri grupe kryesore. “Një prej tyre është që të krijohen kushte më të mira të punës në përgjithësi për Ministrinë e Punëve të Brendshme, në veçanti për Policinë e Kosovës, këtu nënkuptojë edhe akomodimin e objekteve më të përshtatshme, me pajisje, trajnime të ndryshme, profilizime në mënyrë që këto trajnime të jenë edhe në Kosovë. Në marrëveshje me shtet e ndryshme do të ngiten kapacitet humane, në mënyrë që të rritet efikasiteti i hetuesisë, i luftës të çfarëdolloj krimi, trafiqeve, korrupsionit etj”,- theksoi ministri i Punëve të Brendshëm, z. Bajram Rexhepi.
 
 
Duke folur për fushën e dytë me prioritet, ministri Rexhepi theksoi se, “një fushë tjetër që do të jetë me interes është që të vazhdojmë me marrëveshje dhe do të dinamizojmë që bashkë me faktorin ndërkombëtarë, konkretisht me EULEX-in të kemi komunikim më të mirë, me Policinë e Kosovës në tërë territorin, duke përfshirë edhe pjesën veriore, që do të jetë në interesat e qytetarëve, që të krijohet një ambient më i qetë, më i sigurt, si parakusht për integrimin edhe të komunitetit serb, në proceset demokratike dhe në institucionet demokratike”,- tha ministri i Brendshëm, z. Bajram Rexhepi. Ndërsa, për fushën e tretë me interes, ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi theksoi se, “Fusha e tretë që është shumë e rëndësishme, është edhe siç e përmendi ministri Pajaziti, plotësimi i kushteve kryesore për procesin e Liberalizimit të Vizave, siç është menaxhimi i integruar i kufijve, që në një pjesë çalon pak, por do të tentojmë bashkë me ndërkombëtaret që kjo të jetë kusht i plotësuar. Pjesë tjetër do të jenë edhe marrëveshjet e mirëkuptimit për riatdhesimin, proces që ka filluar, disa janë në fazën e nënshkrimit, disa do të nënshkruhen dhe ky proces do të vazhdoj. Gjatë këtij viti shpresoj se do të filloj edhe prodhimi i pasaportave biometrike, këto janë tri kushtet kryesore që kërkohen për procesin e Liberalizimit të Vizave. Pra, shihet se edhe çështja e proceseve integruese me BE-në, një pjesë e madhe i takon kësaj ministrie, sidomos kjo e procesit të Liberalizimit të Vizave”,- theksoi në fund të fjalës së tij, ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)