28 Mars 2024

Pacolli vazhdon lobimin për njohjen e Kosovës

Prishtinë, 8 shtator - Presidenti i Aleancës Kosova e Re, (AKR), Behgjet Pacolli po vazhdon lobimin përkundër mos mirënjohjes nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme, (MPJ).

Zyra e mediave në AKR njofton përmes një komunikate se Pacolli është takuar me disa ambasadorë të vendeve të ndryshme që t’i bind për njohjen e shtetit të Kosovës. “Aktivitetet lobuese të z. Behgjet Pacolli në emër të Kosovës”, thuhet në njoftimin e AKR-së, përkundër që MPJ-ja ka kërkuar që Pacolli të mos thirret në emër të Kosovës.  


“Në ditën e dytë të takimeve  të tij lobuese, Behgjet Pacolli u takua me disa ambasadorë të shteteve të ndryshme,  në Ambasadat e tyre në Nju Jork. Pacolli me secilin ambasador prezantoi në detaje një gamë të gjerë të çështjeve të Kosovës dhe më e rëndësishmja votimin e ardhshëm të Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe njohjet”, thuhet në njoftimin e AKR-së.

Pacolli në  një fjalim të hollësishëm me secilin ambasador  argumentoi mbi arsyet se përse duhet të kundërshtohet çdo rezolutë serbe. Ai  bëri thirrje gjithashtu për njohjen e  Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur.

Në këto takime, Pacolli ka marrë konfirmimet se vendet që këta ambasadorë përfaqësojnë do ta mbështesin iniciativën e Pacollit për të hedhur poshtë çdo rezolutë serbe. Gjithashtu, ambasadorët e garantuan Pacollin se ata do të informojnë qeveritë e tyre për ta njohur Kosovën.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)