20 Prill 2024

Pacolli: Ishte qeveri e dështuar

Prishtinë, 19 tetor - Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli vlerësoi se kjo qeveri nuk ka mundësi dhe kapacitet të vendosë më për asgjë serioze e aq më pak të marrë vendime të cilat e prekin jetën e qytetarit të Kosovës për vitet në vijim.

“Ka një vit që AKR paralajmëron përfundimin e këtij mandati qeverisës. Ky përfundim është pritur me kohë, por asesi në këtë mënyrë dhe në këtë kohë. Dorëzimi i detyrave të ministrave, pa dorëzimin pasardhësve, është hap i dëmshëm për institucionet shtetërore”.

Pacolli tha se e ka ditur se kjo qeveri do të dështoi dhe sipas tij, dështimet kanë filluar edhe më herët. “Dështimet e kësaj qeverie, kanë filluar më herët, prej momentit kur u thyen para sfidave të qeverisjes dhe shtet ndërtimit”.

Ai tha se projektet kapitale të cilat duhet të jenë projekte nacionale, u kthyen në projekte partiake dhe individuale si: Strategjia e furnizimit me energji elektrike, Strategjia e privatizimit të PTK-së, Projekti i autostradës.

“Shkalla e lartë e papunësisë dhe varfërisë në rritje, kanë treguar për mungesë të qasjes zhvillimore të kësaj qeverie në këtë mandat. Në të gjitha këto projekte kemi dështime të njëpasnjëshme. Mungesa e debatit me qytetaret për projekte të cilat qytetari është pronar dhe duhet të jetë titullari i cili e jep mendimin e vet. Buxheti i politizuar, i ndarë në baza rajonale dhe pa kritere. Dështimi në luftën ndaj korrupsionit, formatizimi i dështuar”, tha Pacolli.

Ai vlerësoi se mungesa e suksesit në veri dhe ngecjet serioze në procesin e njohjeve dhe mungesa e strategjisë për procesin e lobimit AKR konsideron se situata e krijuar në Kosovë nuk ofron shumë mundësi të tjera, përpos zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Për këtë zgjidhje AKR ka argumentet e veta. AKR beson se mbajtja e zgjedhjeve në një skenar tjetër, do të ishte më e përshtatshme  për afatin kohor në Shkurt, se në Dhjetor për shkak të mundësisë së përgatitjeve, por jo me kushtet dhe me shkëmbimet të cilat duhet të bëhen. AKR në asnjë mënyrë nuk do të votojë buxhetin e vitit 2011 dhe Strategjinë e shitjes së PTK-se në shkëmbin të shtyrjes së datës se zgjedhjeve. Edhe buxheti edhe strategjia e shitjes se PTK-së, nuk janë për interesa të qytetarëve të Republikës së Kosovës, prandaj ne, nga dy të këqija, duhet të zgjedhim të keqen më të vogël, atë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, vlerësoi Pacolli në një konferencë për media që mbajti në selinë qendrore të AKR-së

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)