19 Prill 2024

Pacolli: Do të kthej serbët në Kosovë

Prishtinë, 30 dhjetor - Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli ka rikonfirmuar ambicjen e tij për postin e presidentit të Kosovës.

Në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika”, Pacolli është shprehur se prioritet i tij do të jetë zhvillimi ekonomik i veriut dhe kthimi i serbëve.

“Do të kthej në Kosovë të gjithë serbët. Kosova duhet të bëhet multietnike dhe vetëm si e tillë ajo do të jetë tërheqëse për investime të huaja”, ka deklaruar Pacolli.

Ai ka theksuar se dëshiron që veriu i Kosovës të jetë një zonë e lirë ekonomike, në të cilën do të investonin biznesmenë të fuqishëm.

Kryetari i AKR-së ka nënvizuar se nëse nuk i jepet posti i presidentit nuk do të hyjë në koalicion dhe ka shtuar se synimi i tij janë edhe Ministria e Ekonomisë, e Shëndetësisë dhe të paktën një tjetër. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)