18 Prill 2024

Pa luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk ka liberalizim të vizave

Prishtinë, 18 mars - Sot, Lëvizja Vetëvendosje! mbajti konferencë për media në lidhje me mungesën e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe raportin e ekspertëve të BE-së.

Anëtarja e Kryesisë dhe deputetja Fitore Pacolli foli për raportin e ekspertëve evropian në lidhje me luftën që Qeveria e Kosovës po bën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është kusht kyq për liberalizimin e vizave.

"Raporti konstaton thjeshtë dhe qartë se sistemi i drejtësisë ka dështuar në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shqetësim kryesor mbetet mungesa e pavarësisë së gjyqësorit dhe autonomia e prokurorëve sidomos në luftimin e korrupsionit në nivelin e lartë. Gjyqësori konsiderohet të jetë joprofesional, joefikas, pasiv, i ndikuar politikisht dhe i korruptuar", tha Fitore Pacolli.

Ky raport vjen vetëm disa ditë para seancës për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit, që do të thotë se nuk do të mund të ketë liberalizim vizash edhe po të ndodhte një ratifikim i tillë, pa luftim të krimit e korrupsionit.

Anëtarja tjetër e Kryesisë dhe deputetja Albulena Haxhiu foli në lidhje me deklarimet e zbrazëta të qeverive të deritanishme për zero tolerancë ndaj korrupsionit e për më shumë jo që nuk janë ndëshkuar kriminelët asnjëherë, por janë parashkruar shumë rastë të rënda të krimit e korrupsionit.
 
"Vetëm këto muajt e fundit kemi qenë dëshmitarë se si të korruptuarit mbeten të paprekshëm. Pak ditë më parë u lirua nga paraburgimi për rastin Toka, Azem Syla. Më tutje kemi hezitimin e hetimeve për Devollin dhe Z-mobile në dëm të  Telekomit të Kosovës, humbjen dhe heshtjen e hetimeve dhe mosfillimi i procesit për aferen Pronto. Poashtu rasti i Enver Hasanit që u dënua me kusht për veprime korruptive por edhe shumë raste të tjera të korrupsionit që qëllimshëm parashkruhen.", tha Albulena Haxhiu.

Albulena Haxhiu poashtu foli edhe për procedimin e projektligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme.

"Ky projektligj do të forcojë kompetencat e prokurorisë por po ashtu e vendos barrën e provës tek personi i dyshuar dhe jo tek prokurori siç është aktualisht", shtoi ajo.

Poashtu në fund u njoftua se Lëvizja VETËVENDOSJE! nesër do të ftojë interpelancë me Ministren e Integrimeve në lidhje me të gjeturat e raportit të ekspertëve nga BE.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)