09 Korrik 2020

Osmani zotohet që Qeveria do të investojë në kapitalin dhe potencial njerëzor

Prishtinë, 18 nëntor - Nënkryetarja e LDK-së, Dr. Vjosa Osmani e shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë, Besian Mustafa dhe Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim Tao Zhang, Zëvendësdrejtor Menaxhues i Fondit Ndërkombëtar Monetar i shoqëruar nga znj. Stephanie Eble, Përfaqësuese e Lartë Rezidente, Gabriel Di Bella, shef i Misionit në Kosovë, Mentor Mehmedi, Këshilltar i Drejtorit Ekzekutiv dhe Selim Thaçi, ekonomist.

Dr. Osmani falënderoi Zhang për bashkëpunimin e deritanishëm të FMN-së me institucionet e Kosovës që nga viti 1999 duke u shprehur që “është objektivë e jona, në kuadër të programit të Qeverisë së re, e cila do të formohet shumë shpejtë falë bashkëpunimit në mes të LDK-së dhe LVV-së, që të përqendrohemi tek rritja e punësimit ndër të rinjtë dhe gratë.”

Sa i përket zhvillimit ekonomik, dr. Osmani theksoi se “sektori privat është motori kryesor i zhvillimit ekonomik përderisa Qeveria e re do të përqendrohet tek investimet në kapitalin dhe potencialin njerëzor të qytetarëve të Kosovës.”

Duke shprehur interesin e LDK-së të thellojë bashkëpunimin me FMN-në në kuadër të programeve qeverisëse, dr. Osmani rikujtoi edhe një herë që “LDK, si parti e qendrës së djathtë, do të sigurohet që shpenzimet buxhetore të institucioneve kosovare gjithnjë do të jenë brenda kornizës së makrostabilitetit ekonomik në Kosovë, përgjegjësisë fiskale dhe maturisë buxhetore.”

Zhang falënderoi dr. Osmanin për pritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të promovuar nga LDK-ja në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës.

Duke falënderuar dr. Osmanin për zotimin për planifikim buxhetor të mirëfilltë shpalosi edhe interesimin e FMN-së drejt politikave dhe programeve që avancojnë mbrojtjen e ambientit në Kosovë dhe anekënd Botës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Korrik 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët votimi dhe shqyrtimi i disa Projektligjeve për ratifikimin e Marrëveshjeve ndërkombëtare. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit bën përurimin e stadiumit në Sërbicë të Poshtme, projekt i realizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ku do të jetë i pranishëm kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DKRS-së, Emilija Redzepi. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:30)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët  votimi i Propozim rezolutës nga Raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë - Serbi. (Salla e Kuvendit, ora 10:30)

- Në nderim të ushtarit amerikan Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, që ka humbur jetën në një incident, që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur, Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta ulin në gjysëm shtizë flamurin amerikan. (Sheshi “Bill Clinton” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- OVL e UÇK-së mban protestë gjithëpopullore me moton “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”. (Prishtinë dhe qytetet e tjera të Kosovës, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet Albulena Haxhiu. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në të cilën do të behët shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga rezervat e buxhetit komunal, nga kategoria pozicionit të pagave në kategorinë e Investimeve Kapitale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 14:00)

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.

- Mbahet një takim pune i organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në të cilin do të diskutohet dokumenti - Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. (Ndërtesa e re e Qeverisë ish-Rilindja, salla e konferencave, kati XVIII, ora 15:00)