24 Prill 2024

Osmani: Unë nuk mund të përfshihem në pazaret e partive për interesat të veta

Prishtinë, 24 mars - Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani u shpreh kundër mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti të cilën e ka iniciuar partia e saj.

Në një konferencë për media, kryeparlametarja tha se ka pasur hapësirë për dy kryetarët e partive për të gjetur zgjidhje.

“I bej thirrje gjithë deputetëve mos të përkrahin këta mocion. Kosova s’ka nevojë për një qeveri që s’ka legjitimitet”, tha ajo.

Poashtu Osmani tha se në rast se bëhet qeveria e Re teknike nuk do të jetë kryetare e Kuvendit të Kosovës.

“Në një Qeveri të re teknike unë nuk do të jem kryetare, me kushtetutë kjo pozitë I takon partisë së parë, fitusve të zgjedhjeve."

"Unë nuk mund të përfshihem në pazaret e partive për interesat të veta."

"Kosova nuk ka nevojë për Qeveri Teknike, por të përqëndrohet në luftimin e kësaj pandemie dhe të merret me sfidat e qytetarëve të Kosovës, prandaj mendoj se nuk do të duhej një qeverie e tillë teknike."

"Neni 95.pika 5 tregon qartë procedurat se kujt mund t’i jepet e drejta e formimit të Qeverisë, aty flitet për partinë apo koalicionin që ka dalë i pari deh nëse partia e parë nuk propozon apo nuk arrin të formojë një shumicë të re, atëherë duhet të shkohet në zgjedhje dhe kjo është e qartë. ”, ka thënë ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)