19 Prill 2024

Osmani: Sakrifica e Jasharajve i ka vënë themele të forta shtetit të Kosovës

Prishtinë, 6 mars - Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe komandantin e FSK-së, gjeneralin Rrahman Rama, kanë bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetarja Osmani tha se në Prekaz janë për ta nderuar sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë atyre që luftuan, në mënyrë që qytetarët e Kosovës ta gëzojnë lirinë.

“Por më e rëndësishmja është që jo vetëm në këto data por në çdo ditë e në çdo moment, ta përkujtojmë këtë sakrifice, e cila i ka vënë themelet dhe ato, themele jashtëzakonisht të forta të shtetit tonë."

"Në të njëjtën kohë, ka ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës, duke bërë të ditur para syve të botës demokratike se populli shqiptar ishte një popull i shtypur nga ana e regjimit totalitar serb”, tha kryekuvendarja Osmani.

Më pas Kryetarja e Kuvendit, zonja Osmani e shoqëruar nga kryeministri Kurti, deputetë, ministra dhe përfaqësues të FSK-së, e kanë vizituar familjen Jashari, ku janë pritur nga vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, Rifat Jashari.​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)