24 Prill 2024

Osmani nuk ftohet në takimin e Kryesisë së LDK-së

Prishtinë, 20 prill - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë sot nuk është e informuar me përpjekjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e një qeverie të re.

Ajo tha se kjo nuk është asgjë e re sepse ka një kohë të gjatë që nuk është ftuar në takime dhe konsultime.

“Jam plotësisht e painformuar, sapo dëgjova se është edhe një takim tjetër lidhur me këto përpjeke por që unë nuk jam ftuar."

"Kjo nuk është asgjë e re sepse ka një kohë të gjatë edhe para se të votohej mocioni, që në shumë takime nuk jam ftuar e as konsultuar, kështu që besoj edhe ju mund të keni më shumë informata se unë në këtë rast".

"Dëgjova se sot qenka një takim në LDK dhe se do të ndërmerren disa vendime rreth hapave të mëtutjeshëm por se nuk jam ftuar dhe nuk kam informacione”, tha Osmani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)