20 Prill 2024

Osmani njofton ambasadorin japonez me prioritetet e qeverisë së ardhshme

Prishtinë, 7 nëntor - Sot, nënkryetarja Dr. Vjosa Osmani dhe anëtarët e Kryesisë, Besian Mustafa dhe Lumir Abdixhiku janë takuar me Ambasadorin e Japonisë në Austri, përgjegjës për Kosovë, Kiyoshi Koinuma.

Ambasadori Koinuma uroi znj. Osmani për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Japonisë të forcojë marrëdhëniet me Kosovën dhe Ballkanin si vazhdimësi e marrëdhënieve të fuqishme që ka Japonia me Bashkimin Evropian.

Dr. Osmani e njoftoi z. Koinuma për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës.

Prioritetet e qeverisë së ardhshme do të jenë zhvillimi ekonomik, stabiliteti në vend, reforma në rend dhe ligj si dhe investimi në qytetarët e Kosovës përmes reformave në arsim dhe shëndetësi. Dr. Osmani falënderoi Ambasadorin Koinuma për bashkëpunimin dhe përkrahjen që i ka ofruar Qeveria e Japonisë shtetit të Kosovës në fushat e ekonomisë, shëndetësisë, kulturës, etj.

Njëkohësisht, dr. Osmani uroi të forcohet bashkëpunimi i Kosovës dhe Japonisë në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)