25 Prill 2024

Osmani: Kuvendi do ta mbikëqyrë rreptë procesin e dialogut me Serbinë

Prishtinë, 8 qershor - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani u takua me shefen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova me të cilën biseduan për zhvillimet e fundit në vend.

Zonja Osmani dhe ambasadorja Apostolova folën edhe për rolin e Kuvendit në procesin e dialogut si dhe agjendën e Kuvendit në muajt në vazhdim.

“Procesi i dialogut me Serbinë duhet të jetë i kujdesshëm. Ne nuk pranojmë asnjë version dialogu, me të cilin negociohet tërësia territoriale e Kosovës."

"Kuvendi do të ketë rol të rreptë mbikëqyrës dhe do të insistojmë maksimalisht në rritjen e transparencës për procesin e dialogut. Gjithashtu do të kërkojmë raportim në Kuvend për secilën fazë të negociatave”, ka thënë Osmani. ​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)