19 Prill 2024

Osmani e njoftoi diplomatët për ecurinë e bisedimeve LDK-LVV

Prishtinë, 5 dhjetor - Nënkryetarja e LDK-së, Dr. Vjosa Osmani e shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa ka pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Euroazi dhe Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kanadasë, David Sproule, Ambasadorin e Kanadasë, Alan Bowman dhe Komisioneren për Tregti në Ambasadën e Kanadasë, Synthia Dodig. 

Nënkryetarja Osmani falënderoi shtetin kanadez për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës përmes projekteve të ndryshme zhvillimore.

Poashtu znj. Osmani e njoftoi diplomatët për zhvillimet politike në vend dhe ecurinë e bisedimeve LDK-LVV për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Njëkohësisht, znj. Osmani potencoi rëndësinë për thellimin e bashkëpunimit me qeverinë kanadeze në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy shteteve.

Ambasadori Bowman uroi znj. Osmani për mbarëvajtjen dhe rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit, dhe shprehu përkushtimin e Kanadasë për bashkëpunimin dhe përkrahjen e Kosovës në proceset e ardhshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)