20 Prill 2024

Osmani dhe Koryak bisedojnë për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe OBSH-së

Prishtinë, 6 korrik - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka mbajtur sot një takim virtual me dr. Sergei Koryak, zyrtar ndërlidhës i OBSH-së në Kosovë, si dhe me zyrtaren profesionale të emergjencave, dr. Isme Humolli.

Në takim është diskutuar nevoja e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe OBSH-së në përpjekje për menaxhim të suksesshëm të pandemisë COVID-19.

Kryetarja Osmani i ka njoftuar zyrtarët e OBSH-së në lidhje me iniciativën ligjore të ndërmarrë me qëllim që vendimet për masat anti Covid të kenë bazë ligjore, teksa organet e rendit të kenë mundësinë e veprimit aty ku hasen shkelje. 

Gjithashtu, në këtë takim u potencua rritja e fokusit ndaj sektorit të shëndetësisë, ngase pandemia nuk ka përfunduar, ndaj veprimet e vonuara mund të shkaktojnë efekt zingjiror dhe dëme më të mëdha.

Palët diskutuan edhe për rëndësinë e shembullit që duhet të paraqesin liderët institucionalë, duke respektuar masat mbrojtëse, për të ndërtuar një normë të re të sjelljes në kohë pandemie.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)