24 Prill 2024

Osmani dhe Jashari zotohen për bashkëpunim në mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Prishtinë, 8 maj - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, priti sot në takim Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari.

Ai a ke njoftuar kryetaren Osmani me punën dhe sfidat me të cilat përballet ky institucion. Në këtë kontekst, ai ka përmendur nevojën për konsolidimin e legjislacionit në fuqi dhe angazhim më të madh në këtë drejtim. 

Ndërkaq kryetarja Osmani e ka njoftuar Avokatin e Popullit për punën Kuvendit gjatë periudhës së pandemisë dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim reciprok në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Zonja Osmani ka thënë se Kuvendi do t’i përgjigjet kërkesave të Avokatit të Popullit dhe në pajtim me ligjin do të jetë i hapur për t`i zbatuar rekomandimet që vijnë nga IAP-ja. ​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)