20 Prill 2024

Osmani dhe Abott kërkojnë hetim të shpejtë të sulmeve politike

Prishtinë, 23 shkurt - U.d. Presidentja Vjosa Osmani Sadriu priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abott.

Në takim, Ambasadori Abott e uroi u.d. Presidenten Osmani për rezultatin e zgjedhjeve si dhe për mbarëvajtjen e procesit.

Në takim u diskutua për rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve në vend dhe përkushtimin e plotë drejt përmbushjes së pritshmerive dhe kërkesave të qytetarëve të Kosovës, që përfundimisht ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së tyre.

Presidentja Osmani dhe Ambasadori Abott diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe sulmet me prapavijë politike, duke bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së qytetarëve tanë si dhe për hetim të plotë e sa më të shpejtë të rasteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)