29 Mars 2024

OSBE shënon ditën për Personat me Aftësi të Kufizuara

Prishtinë, 20 tetor  – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Mundësi Profesionale për Personat me Aftësi të Kufizuara, Shefi i Misionit të OSBE-së, Werner Almhofer mirëpriti sot dhjetë anëtarë të ri të stafit, persona me aftësi të veçanta, të cilët do të punojnë përkohësisht në Mision.

“Përmes kësaj iniciative, Misioni ka për qëllim që t’u tërheq vëmendjen punëdhënësve lidhur me rëndësinë e dhënies së mundësive të barabarta dhe të drejtën e punësimit për të gjithë, por po ashtu t’iu jepet rasti këtyre personave që t’i zhvillojnë edhe më tepër kapacitetet e tyre”, tha Ambasadori Almhofer, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Ne i inkurajojmë punëdhënësit në mbarë Kosovën që të kenë parasysh personat me nevoja të veçanta, sepse edhe këta anëtarë të shoqërisë janë të aftë që të sjellin kontribut të madh dhe pozitiv në biznes dhe organizata”, u shpreh ai.

“Personat me nevoja të veçanta duhet të kenë mundësi të barabarta për të plotësuar nevojat e tyre themelore të cilat nuk ndryshojnë. Vetëm kur të arrihet kjo, këta anëtarë të shoqërisë do të jenë të aftë të jetojnë të pavarur dhe me dinjitet”, shtoi Ambasadori Almhofer.

Dita Ndërkombëtare për Mundësi Profesionale për Personat me Aftësi të Kufizuara është shënuar së pari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1999. Edhe pse nuk është caktuar si një ngjarje ndërkombëtare, ideja u bë shumë e popullarizuar në tërë botën.  Dita Ndërkombëtare për Mundësi Profesionale për Personat me Aftësi të Kufizuara mbahet çdo vit në ditën të mërkurën e tretë të muajit tetor dhe fokusohet në mundësinë e punësimit dhe promovimin e shkathtësive dhe mundësive të personave me nevoja të veçanta.

Misioni i OSBE-së në Kosovë është i mandatuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut me fokus të veçantë në të drejtat e individëve dhe grupet e ndjeshme. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)