18 Prill 2024

OSBE organizon forum të nivelit të lartë për respektimin e të drejtave gjuhësore

Prishtinë, 9 nëntor - Një forum me temë respektimin e të drejtave gjuhësore në Kosovë organizohet sot nga Misioni i OSBE-së me qëllim të ngritjes së vetëdijes së institucioneve vendore për rëndësinë e të drejtave gjuhësore.

Zyrtarë të lartë, përshirë Kryeministrin Ramush Haradinaj, Zëvendës Kryeministrin Dalibor Jevtic, Ambasadorin e Austrisë Gernot Pfandler, Komisionerin për Gjuhët Slavisa Mladenovic dhe Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadorin Jan Braathu, do të flasin në këtë ngjarje. Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakica Kombëtare, Ambasadori Lamberto Zanier, do të jetë folësi kryesor.

Forumi do të shërbejë si platformë për përfaqësuesit e juridiksioneve dygjuhësore ose shumëgjuhësore për të ndarë përvojat e tyre në lidhje me të drejtat gjuhësore.

Konkluzionet kryesore do të përfshihen në raportin e ardhshëm tematik të Misionit për dygjuhësinë, i cili ka për qëllim përmirësimin e zbatimit të ligjit për gjuhët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)