20 Prill 2024

OSBE nis fushatë vetëdijesimi për Këshillin e Mediave të Shkruara

Prishtinë, 16 qershor - Misioni i OSBE-së në Kosovë do të nis nesër një fushatë vetëdijesimi mbi rolin e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK).

Fushata një-mujore do të realizohet përmes TV dhe radio spoteve të cilat do të emetohen që nga 16 qershori 2010. Fushata është pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të OSBE-së për Këshillin e Mediave të Shkruara.

KMSHK është një organ vet-rregullues i mediave të shkruara i themeluar në vitin 2005 dhe udhëhiqet nga vetë mediat e shkruara. Këshilli është përgjegjës për monitorimin e zbatimit të Kodit të Shtypit nga ana e mediave të shkruara, pranimin dhe gjykimin e ankesave të bëra nga banorët dhe institucionet e Kosovës.

Në konferencë për shtyp do të jenë të pranishëm Ambasadori Werner Almhofer, Shef i Misionit të OSBE-së, Nehat Islami, Drejtor i KMSHK, Xhemajl Rexhepi Zëvendwë i Kryetarit të Bordit të KMSHK, Anamari Repic Zëvendëse e kryetarit të Bordit të KMSHK dhe Nora Behluli, Zyrtare për Ankesa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)