03 Dhjetor 2020

Organizatat e shoqërisë civile reagojnë për grantin e performancës komunale

Prishtinë, 18 nëntor - Përmes një deklarate të përbashkët organizatat e shoqërisë civile kanë reaguar lidhur me grantin e performancës komunale .

Organizatat e shoqërisë civile theksojnë së kanë ndjekur me shqetësim, përpjekjet për ndërhyrje në procesin e vlerësimit të grantit të performancës komunale, i cili bashkëfinancohet nga fondet e Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Qeverisë Zvicerane, Suedeze dhe Norvegjeze.  

Granti i performancës komunale është e vetmja skemë qeveritare, e cila që nga viti 2017, ka ranguar komunat dhe ka ndarë fondet mbi baza meritore, duke evituar një praktikë të keqe të investimeve të Qeverisë mbi preferenca partiake.

Granti i perfomancës është vlerësuar si skema më kredibile edhe në kuadër të raportit të Komisionit Evorpian për Kosovën duke vlerësuar skemën e grantit, “si një skemë të pa-politizuar, të bazuar në transparencë dhe rregulla”.

Prandaj organizatat e shoqërisë civile vlerësojnë se përpjekjet e vazhdueshme të motivuara politikisht, për të interferuar në një proces kredibil të vlerësimit ku janë të përfshirë edhe vet akterët e shoqërisë civile në cilësinë e monitoruesve si dhe përfaqësuesit e organizatave donatore, është një përpjekje për të dëmtuar të vetmen skemë qeveritare, e cila ndër vite ka dëshmuar kredibilitet duke ndikuar në rritjen e performancës së shërbimeve komunale dhe respektimin e parimeve të qeverisjes në nivelin lokal të qeverisjes.

''Kërkojmë nga përfaqësuesit e komunave dhe akterët tjerë, të ndërpresin menjëherë çdo ndërhyrje në procesin e vlerësimit dhe menaxhimit të performancës, për t’i hapur rrugë finalizimit të këtij procesi në mënyrë profesionale dhe të pavarur.''

''Nëse komunat apo palët tjera të interesuara kanë vërejtje në ndonjërin nga indikatorët e grantit të performancës, shqetësimet e tyre duhet t’i ngrisin tek MPL, mirëpo jashtë ciklit të vlerësimit në mënyrë që ndryshimet eventuale të bëhen me kohë dhe të gjitha komunat të jenë të informuara me kohë.''

''Ne si organizata të shoqërisë civile, jemi të gatshme të japim kontributin tonë në avancimin e mëtutjeshëm të mënyrës së organizimit të grantit të performancës nëse paraqitet nevoja për një gjë të tillë'', thuhet në reagimin e tyre.

INPO
D+
BIRN
Internews Kosova
D4D
KLGI
Syri i Vizionit
Lëvizja FOL
POLIS
Instituti GAP
KDI
Lipjan Youth Center
GLPS
Ec Ma Ndryshe
KCSF

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Dhjetor 2020

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Handikos mban konferencën lansuese të Raportit vlerësues mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ndërtesat shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. (Qendra e Resurseve të Handikos në Veternik, ora 9:30)

- Gjykata Themelore në Ferizaj mban seancën kundër të pandehurit Ibrahim Mustafa Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të mbahet debat parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303 Koha: 10:00  

- Për nder të Ditës Ndërkombëtarë për Personat me Nevoja të Veçanta, ushtruesja e detyres Presidentja, dr.Vjosa Osmani bashkërisht me ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott dhe ministrin e Arsimit, Ramë Likaj  nënshkruajnë panon e zotimit për gjithëpërfshirje. Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- OJQ EC Ma Ndryshe organizon aktivitetet ndërgjegjësuese që ka qëllim të përcjell porosinë vetëdijësuese për eliminimin e pengesave që janë krijuar për shkak të mungesës së gjithëpërfshirjes. (Parku i Qytet në Prizren, ora 11:00 - Keji përballë xhamisë së “Sinan Pashës”, ora 12:00 - Marash, ora 13:00)